Shkarkohet Dardan Nuhiu, pas përgjimeve të publikuara në media

Shkarkohet Dardan Nuhiu, pas përgjimeve të publikuara në media

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se Bordi Mbikëqyrës ka shkarkuar drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiu, pas incizimeve të publikuara në media.


“Pas shqyrtimit të audio-incizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, shkruan Murati në Facebook.

Ndryshe, sipas përgjimeve të publikuara, Nuhiu është i përfshirë në shantazhe dhe emërime nëpër poste.

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.