Shkarkohet Bordi ndërmarrjes publike “Trepça”

Shkarkohet Bordi ndërmarrjes publike “Trepça”

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e ndërmarrjes publike “Trepça”, për shkak siç ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanoll, për mos kryerjen së detyrave të veta bazike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi emëroi edhe bordin e ri të përkohshëm në përbërje, kryesuese Rrezarta Pllana dhe anëtarë Alban Krasniqi, Merita Beqiri-Gashi dhe Dragisha Kërstoviq.


“(Bordi) Nuk ka miratuar strategjinë zhvillimore të ndërmarrjes. Nuk ka miratuar rregullore për kompensimin e punëtorëve për realizimin e planit të prodhimit dhe të hyrave, kjo që nevojitet për të nxitur punëtorët me shpërblime për tejkalimin e planit dhe për të shmangur detyrimet e papërballueshme për pagat. Po ashtu ka vendosur të shpallë konkurs për punësimin e xehetarëve pa kërkesë paraprake të menaxhmentit”, theksoi Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça që u shkarkuar sot është emëruar me vendim të Qeverisë më 2 shkurt 2022, ndërsa më 20 shtator 2023 kanë dhënë dorëheqje dy nga anëtarët e Bordit, kështu kanë mbetur vetëm tre anëtarë. Në këtë mënyrë sipas Rizvanollit bordi ka qenë jo funksional.

KosovaPress mëson se Bordi i shkarkuar të mërkurën kishte liruar nga detyre U.D. kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

Lexo edhe

Video