Shkarkimi i presidentit Meta, Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë

Shkarkimi i presidentit Meta, Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë

​Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00.

Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 97 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.


Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e Alket Hysenit dhe nënkryetarit Myslim Murrizi, raporton TCh

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë Alket Hyseni, Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal QefaliadheEugen Bojaxhi.

Lexo edhe

Video