Shkarkimi i Dakës, Hoxhaj: U shkel Kushtetuta

Shkarkimi i Dakës, Hoxhaj: U shkel Kushtetuta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga posti i kryetares së KQZ-së.

Ai në një shkrim në Facebook ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka bërë shkeljen e Kushtetutës.

“Ky vendim i një kinse presidente, në shërbim të një kinse kryeministri, është një prej goditjeve të radhës e të rënda që po i bëhet demokracisë të vendit tonë. Për më tepër, ky vendim përbën edhe shkelje të kushtetuese sepse Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare nuk mund të shkarkojë asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë. Në përpjekjet e tyre për të kthyer prapa secilin proces demokratik e shkarkuar secilin zyrtar profesional, sot Vjosa Osmani me urdhrin e Albin Kurtit shkarkoi nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.


Viteve të fundit, KQZ ka qenë një prej institucioneve më të besueshme dhe me profesionale në vendin tonë, duke qenë përgjegjëse dhe meritore për zgjedhjet më të mira në rajon vit pas viti.

Ky vendim i një kinse presidente, në shërbim të një kinse kryeministri, është një prej goditjeve të radhës e të rënda që po i bëhet demokracisë të vendit tonë.

Shumica e arsyetimeve që janë dhënë për shkarkimin e saj nuk kanë të bëjnë fare me kompetencat e kryetares së KQZ-së.

Për më tepër, ky vendim përbën edhe shkelje të kushtetuese sepse Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare nuk mund të shkarkojë asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve. E faktin se vendimi ishte kryekëput personal e hakmarrje politike, e vërteton që vendimi u mor në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale duke vendosur në pikëpyetje organizimin e tyre.

Fatkeqësisht, mëria dhe inferioriteti që këta dy persona kanë ndaj zhvillimeve historike e shtet-formuese në Kosovë, nuk do ta ndalet me këto veprime. Me këtë udhëheqje, inate e amatorizëm qeverisës, rreziqet që e presin Kosovën janë të shumta dhe alarmante.

Ndaj kësaj keq qeverisjeje dhe ndaj këtyre vendimeve të shëmtuara nuk duhet të heshtë askush.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.