Shkarkimi i Amorim mund t'i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkarkimi i Amorim mund t'i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”
Amorim
27/02/2026 - 11:50
Linku u kopjua

Manchester United ka konfirmuar se shkarkimi i Ruben Amorim mund t’i kushtojë klubit gati 16 milionë funte.

Portugezi u shkarkua më 5 janar pasi shprehi pakënaqwsi ndaj hierarkisë së klubit pas një barazimi 1-1 me Leeds United.

Shifra u publikua në një raport në New York Stock Exchange të enjten. Një ditë më parë, klubi kishte njoftuar se kishte bërë fitim 32.6 milionë paund deri më 31 dhjetor 2025.

Më pas, United sqaroi se 6.3 milionë paund – që kishin lidhje me koston për ta sjellë Amorim nga Sporting në nëntor 2024 – janë hequr nga llogaritë. Po ashtu, klubi ka vendosur mënjanë 15.9 milionë paund, që është shuma më e madhe që mund t’i paguajë Amorim dhe stafit të tij.

United konfirmoi në një dokument të ngjashëm më 27 nëntor 2024 se po i paguante Sportingut 11 milionë £ për të punësuar Amorimin si zëvendësues të Erik ten Hag, largimi i të cilit kushtonte 10.4 milionë £.

Kjo do të thotë që ndryshimet e kombinuara rreth Amorimit mund të kushtojnë 37.3 milionë paund.

Periudha e tij 14-mujore në krye të ekipit ishte periudha më e shkurtër e një trajneri të përhershëm në Old Trafford që kur David Moyes u shkarkua vetëm tetë muaj pas fillimit të mandatit të tij në vitin 2014.

Manchester United ishte i gjashti në Premier League kur ai u shkarkua, pasi kishte pasur një grindje të madhe me drejtorin e futbollit të Manchester United-it, Jason Wilcox disa ditë para ndeshjes me Leeds.

Amorim fitoi 25 nga 63 ndeshjet e tij në krye, duke u renditur i 15-ti në Premier League, performanca më e keqe e United që kur ata ranë nga kategoria në sezonin 1973-74.

Portugezi fitoi 24 dhe humbi 21 nga 63 ndeshjet e tij si trajner, raporti më i keq i fitoreve (31.9%) i çdo trajneri të përhershëm të Manchester United.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026