Shiu shkakton vërshime në Lakrishte dhe dëme në shesh (Video-Foto)

Reshjet e dendura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasdites të së dielës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të Prishtinës, si dhe kanë shkaktuar dëme në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ditë më parë kanë nis aktivitetet në kuadër të “Akull n’Verë”.

KosovaPress ka siguruar pamje nga vërshimet e rrugës në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku automjetet po kanë vështirësi gjatë qarkullimit.


Ndërkohë, në shesin “Zahir Pajaziti”, duket që vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty. Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritet të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë.

Zjarrfikësit aktualisht kanë arritur në shesh por kanë deklaruar se e kanë të pamundur të intervenojnë. Ata kanë kërkuar të ndalet energjia elektrike në atë pjesë, gjë që pritet të ndodhë së shpejti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Shiu shkakton vërshime në Lakrishte dhe dëme në shesh (Video-Foto) Gjendje e rëndë në rrugën B, shiu depërton edhe nëpër lokale Ahmeti pas vërshimeve në Prishtinë: Situata është nën kontrrollë, s’ka vend për panikë Vërshimet, FSK ngrit gjendjen e gatishmërisë së njësive reaguese […]

Komentet janë të mbyllura.