Shisnin barna pa banderola të Kosovës, dy persona shoqërohen në Polici
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy të dyshuar janë shoqëruar në polici nën dyshimin se të njëjtit kanë shitur barna kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme), të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme nga tatimi.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, ku si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500 euro.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024