Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Shikoni kërcimin e mrekullueshëm të Haaland, norvegjezi e tejkaloi edhe Ronaldon

Shikoni kërcimin e mrekullueshëm të Haaland, norvegjezi e tejkaloi edhe Ronaldon

Erling Haaland kundër Bayern tregoi pse konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë botërorë.

20-vjeçari i pabesueshëm norvegjez hapi derbin e raundit 24 të Bundesligës kundër Bayern Munchen në mënyrë të shkëlqyeshme.

Ai shënoi dy gola në nëntë minuta dhe e solli Borussia në epërsi 2-0, duke e bërë atë lojtarin më të shpejtë që ka shënuar dy gola si kundërshtar i Bayern në “Allianz Arena”.


Sidoqoftë, golat e Haaland nuk ishin të mjaftueshëm që Borussia të fitonte pasi Bayern ktheu rezultatin në 4:2 përmes het-trikut të Lewandowski dhe një gol të Goretzka.

Pavarësisht nga disfata e Borussia, e gjithë bota e futbollit admiron norvegjezin e mahnitshëm dhe një moment i kapur nga kamerat tregon më së miri se çfarë para-dispozita fizike posedon ky sulmues.

Haaland u hodh aq lart në një veprim sa shumë ishin të gatshëm të pretendonin se ai është një kërcyes më i mirë edhe se Cristiano Ronaldo, i njohur për kërcimet e tij “qiellore”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: