Shifrat e EUROSTAT për azilkërkuesit: Shqiptarët preferojnë Francën, Gjermaninë e Italinë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Tetori që lamë pas shënoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në shtetet e BE, me 114 830 kërkesa, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT konfirmojnë se sirianët përbëjnë grupin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil, pasuar nga turqit e afganët. Të katërtit renditen shqiptarët.

Të dhënat e Agjencisë Europiane të Azilantëve bëjnë të ditur se për periudhën janar-nëntor 2023, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë arrijnë në 8.575, ndonëse me një rënie prej 0.4%.

Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës. E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor e nëntor. Sipas të dhënave të EUROSTAT, për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali./Tv Klan/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024