Shfaqen tre raste të reja me koronavirus në veri të Mitrovicës

Shfaqen tre raste të reja me koronavirus në veri të Mitrovicës

Veriu i Mitrovicës ka regjistruar edhe tre persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Autoritet shëndetësore në Beograd kanë konfirmuar simptomat e COVID-19 tek këta tre qytetarë nga veriu i Mitrovicës.

KosovaPress-i posedon dokumentin e lëshuar nga Instituti i shëndetit “Torllak” në Beograd, ku konfirmohet se këta tre persona kanë rezultuar pozitiv.


“Nga gjithsej gjashtë mostra sa janë dërguar për testim në Beograd, tre kanë rezultuar pozitiv, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve në veri arrinë në pesë”, kanë thënë burime të KosovaPress-it brenda spitalit në veri, duke shtuar se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Mësohet po ashtu se mostrat e 13 personave tjerë që dyshohen se kanë pasur kontakt me të infektuarit nga ajo pjesë e vendit, janë dërguar sot në Institutin e Beogradit për verifikim.

Ndryshe, shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka marrë vendim që palestra sportive e sapo ndërtuar në këtë qytet, të përgatitet për pacientë të dyshuar me këtë virus, ndërsa deri tani kur po raportojmë janë vendosur dhjetëra shtretër në këtë vend.

Lexo edhe

error: