Shfaqen pamjet e tifozit të Evertonit duke u tallur me Patrick Vieira – video

Shfaqen pamjet e tifozit të Evertonit duke u tallur me Patrick Vieira – video

Pamjet nga këndvështrimi i një tifozi të Evertonit gjatë pushtimit të fushës mbrëmë kundër Crystal Palace janë shfaqur, dhe tregojnë se si Patrick Vieira ishte ngacmuar teksa vazhdonte drejt zhveshtores.

Everton ishte duke humbur me rezultat 2:0 në pjesën e parë, por tre gola në pjesën e dytë arritën t’ia sigurojnë skuadrës së Frank Lampardit mbijetesën në Premier Ligë, përcjell KosovaPress.

Fatkeqësisht, ndeshja morri një tjetër kahje, ku kishte një pushtim të tifozëve në fushë, ndërsa njëri nga ta u duk se u godit nga trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, pasi goditi legjendën e Arsenalit.


Tani pamjet nga këndvështrimi i një tifozi të Evertonit tregojnë sesi francezi u ngacmua teksa tentoi të dilte nga fusha.

Videon e momentit në fjalë e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video