Shërohet pacienti i fundit i infektuar me COVID-19 nga Malisheva

Shërohet pacienti i fundit i infektuar me COVID-19 nga Malisheva

Edhe personi i fundit i prekur me COVID-19 nga Malisheva është shëruar plotësisht, pasi në dy analizat e fundit ka rezultuar negativ.

Shërimi i pacientit të fundit, është konfirmuar edhe nga familja, të cilëve IKSHP iu ka konfirmuar se pacienti ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë radhazi.

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se që nga paraqitja e rastit të parë më 14 mars, shtabi komunal emergjent ka qenë i angazhuar maksimalisht në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia, ku është punuar me të gjitha kapacitetet.


“Falë kësaj është arritur të menaxhohet mirë pandemia dhe sot kemi zero raste me COVID-19. Falënderimi më i madh shkon për qytetarët e Malishevës, të cilët kanë respektuar masat e institucioneve shëndetësore. Pavarësisht kësaj, ne si shtab komunal dhe si qeveri komunale, iu bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse ndaj pandemisë, të mbajnë maska, t’iu ikin grumbullimeve të shumta, të mbajnë distancën dhe higjienën, në mënyrë që ta mbrojmë veten dhe të tjerët”, ka thënë ai.

Bazuar në rezultatet e analizave dhe në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të gjitha testet e sotme nga Malisheva kanë rezultuar negative.

Ndryshe, Komuna e Malishevës ka 77 raste me koronavirus, prej tyre 76 janë shëruar dhe një rast ka rezultuar me fatalitet.

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.