Shërbimi ukrainas i sigurisë thotë se ka arrestuar aleatin më të ngushtë të Putin-it në Ukrainë

Shërbimi ukrainas i sigurisë thotë se ka arrestuar aleatin më të ngushtë të Putin-it në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky publikoi një foto të politikanit të shquar pro-rus Viktor Medvedchuk në pranga pas, siç tha ai, operacionit të forcave të sigurisë.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ndau gjithashtu në Twitter arrestimin e Medvedchuk, aleatit më të afërt të Putin-it në Ukrainë, i cili ka qenë i fshehur që kur u arratis nga arresti shtëpiak në fillim të pushtimit.


Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi se kishte arrestuar Medvedchuk në një operacion special “të rrezikshëm”, raporton Sky News.

Një politikan ukrainas që thotë se presidenti rus Vladimir Putin është kumbari i vajzës së tij është subjekt i një rasti tradhtie. Medvedchuk mohon çdo keqbërje.

Medvedchuk është udhëheqësi i Platformës Opozitare për Jetën, partia më e madhe opozitare në Ukrainë. Në mars, partia ishte një nga disa të pezulluara nga Zelensky për lidhje me Rusinë.

Lexo edhe

Video