“Shërbimet inteligjente ruse po planifikojnë ekzekutimin publik të ukrainasve”

“Shërbimet inteligjente ruse po planifikojnë ekzekutimin publik të ukrainasve”

Shërbimet inteligjente ruse po planifikojnë të bëjnë ekzekutime publike, ka thënë redaktorja e Bloomberg, Kitty Donaldson.

Donaldson thotë një zyrtar anonim i inteligjencës evropiane ka treguar se kanë zbuluar strategjinë ruse për demoralizimin e qytetarëve ukrainas, duke përfshirë këtu ndalimin e ukrainasve dhe kryerjen e ekzekutimeve publike.


“Agjencia ruse e inteligjencës, Shërbimi Federal i Sigurisë, ka hartuar plane për ekzekutime publike në #Ukrainë pasi qytetet janë kapur, sipas një zyrtari të inteligjencës evropiane”, ka shkruar ajo në Twitter.

Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë më 24 shkurt.

Lexo edhe

Video