Në qershor 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 56.274, prej tyre 35,6% vendorë dhe 64,3% të huaj, ose 17 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në statistikat e hotelerisë për qershor 2024, ka bërë të ditur se numri i net-qëndrimeve ishte 119 860, prej tyre 46,34% nga vendorët dhe 53,66% nga të huajt.
Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 7.734 vizitorë dhe me 28.898 net-qëndrime.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me qershorin 2023, ka rritje prej 23,5%. Në total 36.211 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.