Shënoi kundër Atletico Madridit, tifozët çmenden pas golit të Muriqit – video

Shënoi kundër Atletico Madridit, tifozët çmenden pas golit të Muriqit – video

Skuadra e Mallorcas ka shënuar sot fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë në La Liga, ku e ka mposhtur kampionin aktual Atletico Madridin me rezultat minimal 1:0.

Heroi i vendasve ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili penalltinë e akorduar nga gjyqtari e konkretizoi në mënyrë të suksesshme me gol në minutën e 68’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Tifozët e Mallorcas brenda stadiumit festuan golin e yllit kosovar, gol ky që rezultoi të ishte i tre pikëve, por kishte edhe tifozë të tjerë jashtë stadiumit të cilët prisnin gjuajten e Muriqit.


Pasi që shënoi gol, Muriqi vrapoi drejt tifozëve duke festuar, ndërsa në një televizor jashtë stadiumit, kur e kuptuan tifozët që penalltia konkretizohet me gol, festojnë si të çmendur.

Videon e tifozëve të Mallorcas duke festuar golin e Muriqit e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video