Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit.

27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.


Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, ku Oda e Hotelerisë dhe Turizmit do të organizojë tryezën me temën “Turizmi rural: një mundësi e mirë për zhvillimin e qëndrueshëm”. 

Video

error: