Shënohet 5-vjetori i vrasjes së Ivanoviqit, kërkohet zbardhja e rastit

Shënohet 5-vjetori i vrasjes së Ivanoviqit, kërkohet zbardhja e rastit

Familjarë, bashkëpunëtorë të afërt dhe qytetarë, kanë ndezur qirinj sot në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para selisë së Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” në veri të Mitrovicës.

Në vendin e vrasjes u mbajt ngjarja përkujtimore në ora 8:15,  pikërisht në kohën kur kishte ndodhur vrasja pesë vite më parë, e cila u organizua nga familja, ndërsa edhe një ngjarje e tillë pritet  të mbahet në ora 10:00  që do të organizohet nga Iniciativa që ai e kishte udhëhequr.


Gjatë këtij përkujtimi u kritikua gjyqësia e Kosovës, ajo e Serbisë, si dhe bashkësia ndërkombëtare, për të cilat u tha se edhe pas pesë viteve nuk kanë bërë sa duhet në zbardhjen e rastit.

Ish-lideri i Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi”, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar 2018  me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa edhe pas kësaj kohe, autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur.

Për këtë rast po gjykohen Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Rade Basara, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq. Ndërsa dyshimet se kush e ka dhë urdhrin e vrasjes lidhen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të sanksionuarin e ShBA-së, Milan Radojiçiq.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.