Shefja e UNMIK-ut solidarizohet me gratë e Kosovës, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës gjinore

Shefja e UNMIK-ut solidarizohet me gratë e Kosovës, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës gjinore

Ndërsa Kosova vazhdon të shënojë 16 Ditët vjetore të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, qindra dolën në rrugë në Prishtinë për të bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave pas dy femicideve brenda pesë ditëve.

Në shenjë solidariteti me gratë e Kosovës, shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh mori pjesë në marsh.


“Ne qëndrojmë me të gjithë ata që janë të përkushtuar për t’i dhënë fund dhunës së pakuptimtë kundër grave dhe vajzave në këtë 16 Ditë Aktivizmi. Ne kemi nevojë për një botë më të sigurt ku të gjithë anëtarët e shoqërisë janë të lirë për të jetuar me dinjitet dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne duhet të themi kolektivisht: t’i jepet fund dhunës tani,” tha Ziadeh.

Ziadeh shpreh zemërimin e saj dhe bashkohet me anëtarët e tjerë të Grupit të Sigurisë dhe Gjinisë (SGG) në dënimin e vrasjeve.

“Nevojiten veprime të menjëhershme për të trajtuar dhunën e vazhdueshme kundër grave dhe për të siguruar mbrojtjen e tyre. Ngushëllimet e mia të përzemërta janë me familjen dhe të dashurit e grave, jetët e të cilave u morën tragjikisht si rezultat i dhunës me bazë gjinore,” ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video