Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen

Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen.


Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha se “sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen”.

“Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjell edhe më shumë vuajtje,” tha ai, transmeton Sky News

Lexo edhe

Video