Shefi i kombëtares së njohur jep një përditësim të rëndësishëm për Ancelottin
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, është shprehur optimistë që Carlo Ancelotti do të largohet nga pozita e tij te Real Madridi, dhe të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit.

Pozita e trajnerit te Kombëtarja e Brazilit është e lirë që prej se Tite u largua pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës Katar 2022 nga Kroacia, raporton KosovaPress.

Ramon Menezes është në detyrën e trajnerit të përkohshëm, dhe drejtoi Brazilin për herë të parë në miqësoren kundër Marokut në muajin mars, kur edhe pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1.

Kandidati kryesorë për tu bërë trajner te Brazili është Carlo Ancelotti, dhe trajnerit të Real Madridit veçse i është ofruar një ofertë dhe kontratë nga Federata e Brazilit, por Ancelottit do t’i nevojitet të marrë vendimin final deri më 25 maj, disa javë para se të mbyllet sezoni në kampionatin spanjoll.

Ednaldo Rodrigues, presidenti i Federatës së Brazilit së fundmi iu tha mediave lokale:

“Situata po avancon. Ne po mundohemi të kemi një pamje më të qartë para 25 majit, data e caktuar për grumbullimin e radhës së kombëtares”.

Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit 2023/24 dhe në të kaluarën kishte shprehur haptazi qëllimin e tij për ta respektuar kontratën me kampionin evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024