SHBA: Zgjatja e Vetingut, hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët

SHBA: Zgjatja e Vetingut, hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka përshëndetur votimin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të Vetingut në Parlament”, thuhet në një deklaratë për media.


“Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

.

Lexo edhe

Video