SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Bota
Lexohet për: 1 min.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
3 orë më parë
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës, duke synuar afro 100 subjekte, duke përfshirë sektorin energjetik dhe bankar të Rusisë.

Departamenti Amerikan i Thesarit, pas një urdhri të ri ekzekutiv, njoftoi se po vendos sanksione të reja ndaj subjekteve kryesore ruse, vetëm disa ditë përpara se Donald Trump të merr detyrën si president në Shtëpinë e Bardhë.

Uashingtoni ka goditur gjithashtu një model të evazionit të sanksioneve të identifikuar midis aktorëve në Rusi dhe Kinë dhe Keremet Bank, një institucion financiar me bazë në Kirgistan që koordinoi evazionin e sanksioneve midis zyrtarëve rusë dhe bankës amerikane.

"Qëllimi ynë me këtë lëvizje është t'u bëjmë të qartë institucioneve financiare, por edhe kompanive, se të bërit biznes me Rusinë që mbështet kompleksin e saj ushtarako-industrial i ekspozon ata ndaj sanksioneve," tha një zyrtar në kushte anonime.

Departamenti Amerikan i Shtetit po vendos gjithashtu sanksione kundër më shumë se 150 subjekteve dhe individëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025