ShBA thotë se s’ka ende marrëveshje për targat, inkurajon palët për dialog

ShBA thotë se s’ka ende marrëveshje për targat, inkurajon palët për dialog

I ngarkuari me punë, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka thënë se pavarësisht raportimeve në media për arritjen e një ujdie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, negociatat në Bruksel do të vazhdojnë.

Duke lënë kështu të kuptohet se kjo “marrëveshje” mbetet ende vetëm dëshirë e palës kosovare.


Përmes një postimi në Twiter, Giacobbe ka thënë se inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen seriozisht për të arritur një marrëveshje për të ulur tensionet në veri.

“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna vazhdon. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar Giacobbe, duke shpërndar lajmin e zëdhënësit të BE-së Peter Stano.

Lexo edhe

Video

error: