SHBA: Test dhe izolim negativ për pacientët pa simptoma COVID-19
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ndërsa numri i njerëzve të infektuar me variantin omicron rritet çdo ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e lartë federalë të shëndetësisë po kërkojnë që një test negativ t'i shtohet një izolimi pesë-ditor për pacientët asimptomatikë me koronavirus, tha sot shefi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

Ai konfirmoi se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani po konsiderojnë të kërkojnë një test negativ përveç pesë ditëve të izolimit për pacientët asimptomatikë, raporton Reuters.

Sipas udhëzimeve të reja nga 27 dhjetori, izolimi për personat me COVID-19 shkurtohet nga 10 në pesë ditë nëse nuk ndjejnë më simptoma ose nuk kanë temperaturë.

Pas kësaj periudhe, atyre u kërkohet të kalojnë pesë ditët e ardhshme me maskë kur janë pranë njerëzve të tjerë.

Ndërkohë, udhëzimet janë kritikuar nga shumë profesionistë shëndetësorë, pasi nuk përmbajnë një test të detyrueshëm të antigjenit negativ si kusht për t'u larguar nga izolimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024