Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

SHBA, tashmë është zyrtare: Vendin e ka “pushtuar” varianti britanik

SHBA, tashmë është zyrtare: Vendin e ka “pushtuar” varianti britanik

Tashmë varianti britanik i koronavirusit është mbizotërues në SHBA, e konfirmuar kjo nga autoritetet vendase.

Sipas drejtoreshës së Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, kjo është një arsye kryesore përse infektimet po rriten.

Ajo shpjegoi se ky variant është identifikuar tashmë në 52 rajone të vendit. Zyrtarët e shëndetit publik i kanë bërë thirrje banorëve të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja.


Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar edhe raste të infektimit me variantin e zbuluar fillimisht në Afrikën Jugore, i cili besohet se u reziston vaksinave dhe trajtimeve për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ky variant është zbuluar në 36 shtete amerikane, sipas të dhënave federale. Shtetet e Bashkuara janë duke administruar 3 milionë vaksina në ditë kundër koronavirusit.

Furnizimi me vaksina është rritur dukshëm në këtë vend javët e fundit, pasi kompania Johnson and Johnson ka nisur të prodhojë miliona doza të vaksinës tashmë të autorizuar. Kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna, po ashtu kanë shtuar kapacitetet prodhuese për vaksinat e tyre kundër këtij virusi.

Presidenti Joe Biden synon dyfishimin e vaksinimit të 200 milionë personave gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë, por pavarësisht përpjekjeve, shifrat e infektimeve mbeten të konsiderueshme. Vetëm gjatë 7 ditëve të fundit u regjistruan 63.000 raste të reja, një rritje kjo me 2.3% krahasuar me një jave më parë./tch

Lexo edhe

Video

error: