SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera thërrasin mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për krimet e luftës në Ukrainë

SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera thërrasin mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për krimet e luftës në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe katër vende të tjera thirrën sot një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me arsyetimin se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Përfaqësisë së Përhershme të Britanisë së Madhe në OKB, thuhet se “Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria kanë thirrur Këshillin e Sigurimit të OKB-së në një takim për Ukrainën”.


“Rusia po kryen krime lufte dhe po vendos civilët në objektivin e saj. Lufta e paligjshme e Rusisë na kërcënon të gjithëve”, thuhet në deklaratë.

Sipas OKB-së, në luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, kanë humbur jetën 726 civilë dhe janë plagosur 1 174 të tjerë.

Ndërsa pas sulmeve 3,1 milionë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje.

Lexo edhe

Video