SHBA, shkon në mbi 912 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

SHBA, shkon në mbi 912 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 912 mijë e 257, prej të cilëve 3.239 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77,2 milionë, me 214.107 raste të reja.


Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,76 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 90 milionë kanë marrë doza përforcuese.

Lexo edhe

Video