Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

SHBA përgatit heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit

SHBA përgatit heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka njoftuar se amerikanët po përgatiten të heqin nenet e sanksioneve kundër Iranit, që nuk përputhen me kushtet e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në një konferencë ditore për median, Price vlerësoi negociatat mbi programin bërthamor me Iranin dhe bisedimet që vazhdojnë në Vjenë.

Price u shpreh se SHBA-ja nuk nxiton në çështjen e bisedimeve me Iranin.

Duke bërë të ditur se është e gatshme për bisedime të vështira, ai theksoi se dëshirojnë që të arrijnë rezultatin që të ruajë interesat e SHBA-së në fund të bisedimeve në Vjenë.


Pasi vuri në dukje se janë përgatitur të heqin disa sanksione, Price konfirmoi se “po përgatitemi të hedhim hapat e nevojshme për t’u kthyer në kushtet e marrëveshjes bërthamore me Iranin, ku në këtë përfshihet edhe heqja e sanksioneve që nuk përputhen me marrëveshjen bërthamore”.

Ai tha se në këtë fazë nuk mund të deklarojë se mbi cilat tema të sanksioneve po punojnë dhe më tej shtoi se bashkë me këtë nuk do të japin inkurajime të njëanshme pa kthimin edhe të Iranit në kushtet e marrëveshjes.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2018 u tërhoq nga Marrëveshja e Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), e cila u nënshkrua në vitin 2015 mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe Gjermanisë (P5+1). Ndërsa administrata e presidentit aktual, Joe Biden, e cila mori detyrën më 20 janar ka njoftuar se do të rikthehet në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Një ditë më parë në Vjenë filloi raundi i parë i bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe kthimin e SHBA-së në këtë marrëveshje./Atsh

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: