SHBA paralajmëron për raketën e dytë supersonike ruse në Ukrainë
Foto Ilustruese
Rusia mund të lëshojë një raketë të dytë balistike supersonike në Ukrainë në ditët në vijim, por Uashingtoni nuk beson se Oreshnik do të ndryshojë situatën në luftë, deklaroi sot një zyrtar amerikan.
Rusia lansoi raketën e parë Oreshnik në Dnipro më 21 nëntor, si përgjigje ndaj sulmit ukrainas në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike.
“Ne vlerësojmë se Oreshnik nuk do të ndryshojë ndjeshëm situatën në fushën e betejës, por vetëm një përpjekje tjetër e Rusisë për të terrorizuar Ukrainën”, tha zyrtari.
Rusia nuk i komentoi akuzat, por Putin më parë tha se mund të përdorë përsëri Oreshnik për të goditur "qendrat vendimmarrëse" në Kiev nëse Ukraina vazhdon të sulmojë me armë perëndimore me rreze të gjatë.
Putin pretendon se raketa supersonike ka fuqi shkatërruese të krahasueshme me armët bërthamore, por zyrtarët amerikanë e minimizuan fuqinë e saj duke e quajtur "eksperimentale".
Disa zyrtarë rusë dhe perëndimorë kanë thënë se lufta po hyn në fazën e saj përfundimtare, ndërsa presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën në janar 2025, ka bërë thirrje për armëpushim dhe negociata, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen afatgjatë të Uashingtonit për Ukrainën.