ShBA, niveli i papunësisë në rënie

ShBA, niveli i papunësisë në rënie

​Niveli i papunësisë në SHBA është ulur më shumë nga sa pritej në shtator dhe ka arritur në 7,9%, por numri i vendeve të reja të punës është më i ulët se ai i muajit gusht, njoftoi sot Departamenti i Punës.

Shkalla e papunësisë ishte 8,4% në gusht. Muaji shtator ka qënë gjithashtu më i mirë se pritshmëritë e analistëve që kishin parashikuar një nivel papunësie prej 8,2%, raporton ATSh.


Por, rreth 661 000 vende pune janë krijuar muajin e kaluar, më shumë se dy herë më pak se në muajin gusht dhe shumë më pak se 800 000, parashikuar nga analistët.

Ky raport i punësimit është i fundit që do të dalë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Lexo edhe

Video

error: