SHBA ndan 274 milionë dollarë për 64 vende

SHBA ndan 274 milionë dollarë për 64 vende

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, përmes një deklarate për media njoftoi se SHBA ka ndarë 274 milionë dollarë përmes së cilave do të ndihmojë 64 vende të botës për të përballuar situatën me Covid-19.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë njoftoi se ky është një lajm i mirë edhe për Kosovën.


“Sot, unë jam i lumtur t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion afro 274 milionë dollarë në fonde të shëndetit urgjent dhe humanitar. Së bashku me sektorin privat të SHBA-së, populli amerikan vazhdon të prijë duke iu përgjigjur kësaj pandemie”, thuhet në komunikatën e firmosur nga Pompeo.

Në të njëjtën komunikatë, nuk sqarohet se cilat janë këto 64 vende të cilat do të përfitojnë nga ky fond, por Ambasada amerikane në Kosovë në rrjete sociale la të kuptohet se edhe vendi ynë pritet të përfitojë nga ky fond i ndarë nga shteti amerikan.

Lexo edhe

error: