Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

SHBA i dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Humvee ushtarake

SHBA i dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Humvee ushtarake

​Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 humvee, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.


Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada Amerikane njofton se mjetet e blinduara mbërritën ditën e sotme në portin e Durrësit, raporton A2.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n” – shkruan Ambasada Amerikane.

Lexo edhe

Video

error: