SHBA do të sigurojnë materialet e para për vaksinat për Indinë

SHBA do të sigurojnë materialet e para për vaksinat për Indinë

Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë menjëherë lëndë të parë për vaksinat antiCOVID-19, pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse për të ndihmuar Indinë t’i përgjigjet rritjes së madhe të infeksioneve koronavirus, tha sot një zyrtare amerikane.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë ditë e natë për të alokuar burimet dhe furnizimet e disponueshme,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar Emily Horn, transmeton Reuters.

Horn tha se materialet do të ndihmonin Indinë në prodhimin e vaksinës Covischild.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë, siç shtoi ajo, gjithashtu ilaçe, pajisje për diagnostikim të shpejtë dhe aparate për frymëmarrje.

Uashingtoni ka qenë nën presion në rritje për të ndihmuar Indinë, sipas Reuters, sipas “demokracisë më të madhe në botë”, pasi Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania premtuan ndihmë gjatë fundjavës.


Kryeministri i Indisë Narendra Modi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe të jenë të kujdesshëm, sepse vendi ka vendosur një rekord global në infeksionet e reja të COVID-19 brenda ditës.

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë gjithashtu dërgimin e dozave të tyre të papërdorura të vaksinës AstraZeneca në Indi”, tha sot zyrtari më i lartë për sëmundje infektive, Anthony Fauci për ABC News.

“Është diçka që me siguri do të konsiderohet në mënyrë aktive,” tha Fauci në një intervistë.

Vaksina AstraZeneca nuk është aprovuar ende në SHBA, e cila ka miliona doza, dhe zyrtarët e lartë të shëndetësisë amerikane thanë se kanë doza të mjaftueshme të versioneve të miratuara të tre prodhuesve të tjerë të barnave për të vaksinuar të gjithë amerikanët në javët e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë koment mbi mundësinë e dërgimit të vaksinës AstraZeneca në Indi, sipas Reuters.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: