SHBA do të lejojë Ukrainën të përdorë mina kundër trupave ruse
Bota
Lexohet për: 2 min.
SHBA do të lejojë Ukrainën të përdorë mina kundër trupave ruse
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Administrata e presidentit aktual Joe Bidenit do të lejojë Ukrainën të përdorë minat tokësore të furnizuara nga SHBA-ja kundër trupave ushtarake të Rusisë, ka konfirmuar sot sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Duke folur me gazetarët gjatë një udhëtimi në Laos të Azisë, Austin tha se ndryshimi në politikën e Uashingtonit për minat tokësore pason ndryshimin e taktikave nga rusët.

Sipas Austin, trupat tokësore ruse po udhëheqin lëvizjen në fushën e betejës, në vend të forcave më të mbrojtura në transportues të blinduar, kështu që Ukraina ka "nevojë për gjëra që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e kësaj përpjekjeje nga ana e rusëve".

"Ato (forcat ruse) kanë luftuar dhe kanë ndryshuar pak taktikat e tyre. Minat tokësore që ne do të kërkojmë t'u ofrojmë atyre do të ishin mina tokësore që nuk janë të qëndrueshme. Ju e dini, ne mund t’i kontrollojmë kur ato do të vetë-shpërthejnë dhe kjo i bën më të sigurta”, tha Austin, raporton CNN.

SHBA pret që Ukraina të përdorë minat për të forcuar linjat mbrojtëse brenda territorit sovran ukrainas, jo si një aftësi sulmuese në Rusi. SHBA ka kërkuar gjithashtu garanci se Ukraina do të përpiqet të kufizojë rrezikun për civilët nga minat.

Gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë të administratës amerikane, shkroi dje se presidenti Biden autorizoi dhënien e minave amerikane kundër personelit në Ukrainë. /Ukrinform.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025