Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

SHBA dënon dhunën ndaj popullit të Mianmarit

SHBA dënon dhunën ndaj popullit të Mianmarit

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dënoi veprimet e forcave të sigurisë në Mianmar, të cilat sot qëlluan kundër protestuesve në disa qytete të këtij vendi dhe vranë të paktën 18 persona.

“Ne dënojmë dhunën e tmerrshme të forcave të sigurisë kundër popullit të Mianmarit dhe do të vazhdojmë të promovojmë politikën e ndëshkimit të përgjegjësve. Ne qëndrojmë të vendosur me popullin e guximshëm të Mianmarit dhe inkurajojmë të gjitha vendet që unanimisht t’i mbështesin ata në vendimin e tyre”, shkruan Blinken në Twitter, raporton Reuters.


Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut njoftoi se të paktën 18 njerëz u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në demonstratat e sotme në të gjithë Mianmarin, në të cilat u përleshën qytetarë dhe anëtarë të ushtrisë dhe policisë.

Demonstratat në këtë shtet aziatik kundër puçit ushtarak po hyjnë në javën e katërt.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: