SHBA: Buxheti i mbrojtjes për 2023 do të jetë 858 miliardë dollarë

SHBA: Buxheti i mbrojtjes për 2023 do të jetë 858 miliardë dollarë

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi sot Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili krijon kushtet që buxheti i mbrojtjes për vitin e ardhshëm të arrijë një rekord prej 858 miliardë dollarësh, që është 45 miliardë më shumë sesa propozoi presidenti amerikan Joe Biden.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një version kompromisi të ligjit me 350 anëtarë pro dhe 80 kundër, i cili tejkaloi shumë shumicën e dy të tretave të nevojshme për miratimin e ligjit dhe dërgimin e tij në Senat për votim.


Brenda buxhetit të parashikuar prej 858 miliardë dollarësh, ka edhe një rritje prej 4.6 për qind në pagat e ushtarëve, blerjen e armëve, anijeve dhe avionëve, përfshirë avionët luftarakë F-35, si dhe mbështetje për Tajvanin dhe Ukrainën.

Ligji përmban edhe një dispozitë të kërkuar nga shumë kongresistë republikanë, e cila bën thirrje për heqjen e vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19 për pjesëtarët e forcave të armatosura.

Lexo edhe

Video