SHBA, Britania e Kanadaja vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA, Britania e Kanadaja vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sot sanksione të reja ndaj individëve dhe personave juridikë bjellorusë.

SHBA ka vendosur kufizime për 20 individë dhe 12 subjekte, sipas faqes së internetit të Ministrisë Amerikane të Financave, raporton Reuters.

Britania e Madhe vendosi sanksione të reja ndaj individëve dhe personave juridikë bjellorusë dhe ngriu pronën e një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të plehrave potasike, OJSC Belaruskali.


“Këto sanksione vazhdojnë të synojnë burime të rëndësishme të të ardhurave për regjimin e Lukashenkos dhe vendosin kufizime serioze ndaj atyre që janë përgjegjës për disa nga aktet më të këqija antidemokratike në Bjellorusi,” tha në një deklaratë sekretarja e Jashtme britanike Liz Trass.

Kanadaja ka vendosur sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe subjekteve bjelloruse në koordinim me partnerët ndërkombëtarë në shenjë proteste kundër, siç tha ajo, sulmeve ndaj të drejtave të njeriut dhe akteve të represionit, njoftoi Otava zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme kanadeze deklaroi se vepron së bashku me SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe.

Lexo edhe

Video

error: