SHBA bombardon ISIS, çfarë do të ndodhë me bazat ruse në Siri?
Bota
Lexohet për: 2 min.
SHBA bombardon ISIS, çfarë do të ndodhë me bazat ruse në Siri?
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zyrtar amerikan ka dhënë informacione mbi sulmet ajrore nga forcat amerikane në Sirinë qendrore të dielën, të cilat synonin udhëheqësit, operativët dhe kampet e ISIS, duke përdorur mjete të shumta të forcave ajrore duke përfshirë bombarduesit B-52, avionët luftarakë F-15 dhe avionët A-10.

Sulmet u kryen si pjesë e misionit në vazhdim për të mposhtur ISIS-in, në mënyrë që të parandalohet grupi terrorist nga kryerja e operacioneve të jashtme dhe të sigurohet që nuk kërkon të përfitojë nga situata aktuale në Sirinë qendrore”, tha zyrtari.

“Vlerësimet e dëmeve të betejës janë duke u zhvilluar dhe nuk ka indikacione për viktima civile,” shtoi ai.

Zyrtari tha gjithashtu se CENTCOM, së bashku me aleatët dhe partnerët në rajon, do të vazhdojnë të kryejnë operacione për të degraduar aftësitë operacionale të ISIS-it në Sirinë qendrore.

Presidenti Joe Biden tha gjithashtu sot se SHBA synon të vazhdojë operacionet antiISIS pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Ndërkohë udhëheqësit rebelë sirianë kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri, sipas TASS, duke cituar një burim të Kremlinit.

“Zyrtarët rusë janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, udhëheqësit e së cilës kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri”, tha burimi i Kremlinit.

Mbështetësit e opozitës së armatosur siriane morën kontrollin e qytetit perëndimor Jableh, pranë bazës ajrore ruse Hmeymim. Dëshmitarët okularë thanë se situata rreth bazës ajrore ishte e qetë. /CNN

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025