SHBA akuzon Rusinë për shkak të shkeljes së parimeve bazë të OSBE-së
Lexohet për: 2 min.
united-states-301123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara, James O'Brien, ka thënë se vendi i tij iu bashkohet vendeve të tjera, të cilat po e akuzojnë Moskën zyrtare për shkelje të parimeve bazë të OSBE-së.

Ai gjatë fjalimit të tij në takimin e OSBE-së sot në Shkup se Rusia vazhdon të bllokojë punën e kësaj organizate dhe po e ndalon personelin e saj, duke shkelur njëherësh të drejtat e tyre dhe parimet e OSBE-së.

O’Brien i ka bërë thirrje Rusisë që të heqë dorë nga shkelja e parimeve të OSBE-së, teksa ka mirëpritur kryesimin e radhës të organizatës nga Malta.

Ndryshe, në samitin e OSBE-së po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së ka shkaktuar debate e reagime të shumta, Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk i kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, mbajti takim me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, në margjina të samitit të OSBE-së në Shkup. Takime tjera me shefin e diplomacisë ruse, tash për tash, nuk janë paralajmëruar nga delegacionet. /KosovaPress

O’Brien nga Shkupi: Rusia t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të OSBE-së - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025