Shaqiri pyetet për pagën e tij te Baseli
Lexohet për: 1 min.
Shaqiri
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Xherdan Shaqiri u largua nga skuadra amerikane Chikago për t’u rikthyer në Zvicër te Baseli aty ku u prit nga një numër i madh i tifozëve të cilët ishin shumë entuziastë për idhullin e tyre.

Shaqiri është në humor të mirë kur doli para mediave të martën. Ai doli në podium duke qeshur dhe u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve, raporton KosovaPress.

Interesimi i gazetarëve ishte edhe për pagën e tij në Basel. Në Çikago ai fitoi rreth 7.5 milionë franga. Në Bazel, disa flasin për 1.7 milionë bruto në vit, të tjerë këmbëngulin për një pagë fikse prej 1.2 milionë frangash. Por, 32 vjeçari refuzoi të zbulojë shifrat.

“Transparenca e pagesës këtu është pak më ndryshe se në Amerikë, ku gjithçka është publike – më vjen mirë që nuk është kështu në Zvicër. Por kur u ktheva, nuk ishte vetëm për financat, por për zemrën time”, tha Shaqiri.

I pyetur nëse do të debutojë të dielën kundër Yverdon, Shaqiri ka thënë se ky është një vendim që i takon trajnerit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025