Shaqiri nuk do të udhëtojë drejt Serbisë

Shaqiri nuk do të udhëtojë drejt Serbisë

Futbollisti kosovar nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Zvicrës për ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Lajmi është dhënë sot nga faqja zyrtare e helvetikëve ku thuhet se lojtari ka probleme muskulore.


“Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kombëtares për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk do të ftohet për të zëvendësuar atë.”, thuhet në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të Kombëtares së Zvicrës.

Përfaqësuesja e Zvicrës do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ me dy ndeshje gjatë këtij muaji.

Helvetikët do të zhvillojnë fillimisht ndeshjen e parë përballë Bjellorusisë më 25 mars, ndeshje e cila do të luhet në Serbi dhe pastaj më 28 mars, Zvicra do takohet me Izraelin.

Lexo edhe

Video