Sot me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Wembley” do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Zvicrës.
Në ndeshjet e fundit të zhvilluara, Anglia e shkatërroi me rezultat 10:0 San Marinon, kurse Zvicra e mposhti me rezultat 4:0 Bullgarinë, përcjell KosovaPress.
Të dy këto kombëtare janë përballur plot 14 herë mes vete, ku “Tre Luanët” kanë plot 10 fitore, krahas një sa kanë “Helvetikët”, kurse tre herë janë ndarë me barazim.
Sa i përket ndeshjes së sotme, tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Anglia (5-2-3): Pickford; Shaw, Guehi, Stones, Coady, Walker-Peters; Henderson, Gallagher; Mount, Kane, Foden
Zvicra (4-2-3-1): Omlin; Rodriguez, Akanji, Frei, Widmer; Freuler, Xhaka; Steffen, Shaqiri, Vargas; Embolo