Shaqir Totaj me hasjanët: Do t’ia rikthejmë investimet dhe dinjitetin Hasit

Shaqir Totaj me hasjanët: Do t’ia rikthejmë investimet dhe dinjitetin Hasit

Hasjanët e Gjonaj e Romajës kanë zhvilluar një takim të përzemërt me kandidatin për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj. 

Kandidati për kryetar Shaqir Totaj së bashku me deputetin Enver Hoxhaj, ish- deputetin Nezir Çoçaj dhe kryetarin e Degës në Has Adem Morina kanë bashkëbiseduar me ta për të ardhmen e Hasit.

Në këtë takim banorët i kanë shprehur brengat e tyre me të cilat po ballafaqohen si dhe neglizhencën e Komunës së Prizrenit tash e katër vjet për t’i zgjedhur problemet e akumuluara. 


“Mikpritje tipike hasiane në Gjonaj e Romajë ku së bashku me deputetin e mikun tim, Enver Hoxhaj, bashkëbiseduam me qytetarët për të ardhmen e Prizrenit. Hasi gjithmonë ka përkrahur PDK-në e njëjtë është edhe në këto zgjedhje. E pas 17 tetorit, bashkë do të rikthejmë investimet e kujdesin ndaj Hasit të lënë në harresë në katër vitet e fundit”, tha Totaj.

“Hasi ka qenë portë e lirisë së Kosovës dhe nuk ka si të mos jetë edhe adresë e jona për ta bërë më të mirën që mundemi e që u duhet banorëve. Me PDK-në Hasi nuk do të jetë hapësirë për mbledhje votash, por vend që do të zhvillohet me standarde evropiane ashtu siç janë hasjanët  evropianë,” shtoi ai.

Edhe kandidatet për asamble komunale të Prizrenit Egzona Hoxhaj, Drita Qenaj dhe Sherife Balaj, janë zotuar se do të jenë zëri i tyre, duke shtuar se do të bëjnë të pamundurën që punësimi i të rinjve të rritet në Has dhe kjo, sipas tyre, mund të vijë falë investimeve dhe lehtësimeve në bizneset e vogla dhe të mesme. 

Lexo edhe

Video

error: