Shala: Qeveria nuk ka prezantuar buxhet zhvillimor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklaruar se qeveria nuk ka prezantuar buxhet zhvillimor.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2025, Shala ka kritikuar qeverinë edhe për rezervat shtetërore dhe çmimin e grurit.

“Sot shpresova se kabineti qeveritar do të elaborojë në detaje projektbuxhetin por paska ardhur si gjithmonë të akuzojë dhe lavdëroje punën e vet. Ç’është e vërteta, gjithçka është por buxhet zhvillimor nuk është", ka thënë Shala.

https://kosovapress.com/ministrja-hajdari-zgjedh-te-mbrohet-ne-heshtje-per-rezervat-shteterore

Shala ka kritikuar qeverinë edhe për problemin me të cilin po përballen banorët e kryeqytetit, ujin e pijshëm.

"Nuk e dimë ku po furnizohen qytetaret, përveç që e dimë po furnizohen tek kompanitë që i ke subvencionuar dhe në fund ua ke falur borxhet”, ka shtuar Shala.

https://kosovapress.com/mangani-ende-me-vlera-te-larta-ne-ujin-per-pije-ja-edhe-sa-mund-te-zgjase

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/buxheti-i-vitit-2025-perplase-ministrin-murati-me-deputetet-opozitare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024