Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Shala: PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Shala: PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubimin madhështor në Drenas, ku qindra të pranishëm i dhanë mbështetje të fuqishme platformës së kësaj partie.

Shala ka thënë se edhe pse nuk ishte prezent në këtë tubim, nga fotografitë e publikuar tregohet qartë fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.


Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m’i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues.

Edhe sonte dua t’i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së. z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14.

Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe.

Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

#FeratShala14  #Rimëkëmbje  #PDK134

Lexo edhe

Video

error: