Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala ka shprehur besimin e tij se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës është vatra e madhe e çlirimtarëve dhe shtet-ndërtuesve.
“Me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë para historisë PDK do ta udhëheqë Kosovën me dashuri për njeriun dhe me besim në Zotin. PDK ka emrin LIRI PDK ka emrin FITORE”, shkruan Shala.