Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka përshëndetur tubimin madhështor të kësaj partie në Mitrovicë.
Ai edhe pse nuk ishte prezent elektorati mitrovicas shpalosi pankarta të Shalës.
E për këtë ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e pakursyer.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.
Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.
Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren.
Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.
Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij:
Partisë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje


1 Koment
Komentet janë të mbyllura.