Shala: Kërcënimi i Vuçiqit mesash i qartë për faktorin e brendshëm politik të Kosovës

Deklarata kërcënuese dhe mjaftë serioze kanë ardhur sot nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit, po paralajmëron se mos-zgjidhja e çështjes me Kosovën mund të kulmojë me një konflikt të ri.

E njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë për KosovaPress se këto deklarata janë mesazh i qartë për faktorin e brendshëm politik të Kosovës, por edhe për institucionet e sigurisë në vend.

Ai e sheh shqetësuese faktin që Serbia ende e konsideron Kosovën si “konflikt të ngrirë”.

“Kosova ka hyrë në një fazë tepër të rëndësishme sa i përket stabilitetit të brendshëm në aspektin e sigurisë dhe politikës. Bazuar në deklarimet dhe kërcënimit publik të cilin e ka bërë presidenti serb kjo na jep një mesazh të qartë për faktorin e brendshëm politik të Kosovës dhe për institucionet e saja të sigurisë. Pra, shteti serb respektivisht makineria e ish-Slobodan Millosheviçit e konsideron ende Kosovën si çështje të ngrirë”, thotë ai.

Të gjitha këto deklarata, po vijnë në një kohë kur krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi gjenden në Hagë duke u përballur me drejtësinë.


Megjithatë, Shala thotë se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministrija e Punëve të Jashtme duhet ta adresojë këtë cështje në arenën ndërkombëtare për të parandaluar një eskalim të situatës, si pasojë e kërcënimeve të tilla.

“Ky kërcënim vjen kur ndaj ish-krerët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është duke u zhvilluar një proces gjyqësor nga ana e Gjykatës Speciale. Pra Qeveria e Kosovës, respektivisht MPJD duhet ta adresojë këtë çështje në arenën ndërkombëtare dhe mos të lejojë që Serbia ta destabilizojë vendin përmes deklarimeve të tilla duke i nxitur grupet paramilitare apo grupe të pastrukturuara të koordinuara nga shteti serb që të aktivizohen në Kosovës, respektivisht në enklavat apo komunat me shumicë serbe”, thotë ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se tanimë ka ardhur koha që të ndërpriten investimet në infrastrukturë dhe të fokusohet në investim në Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë që t’u dilet ballë situatave që mund të qojnë në destabilizim të ndonjë pjese të vendit.

“Në anën tjetër MPB, Ministria e Mbrojtjes duhet të ngrisin vigjilencën e tyre njëherë edhe Ministria e Financave duhet të adresojë këtë çështje që në Ministrinë e Mbrojtjes të ketë investime më enorme dhe të ndalohen investimet infrastrukturore në aspektin e rrugëve, ndërsa të ketë prioritet primar dhe krucial që në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të ketë një shtim të kapaciteteve të saja buxhetore që në rast se do të kemi një konflikt të natyrës joklasike qoftë në një hapësirë periferiale të Republikës së Kosovës të jemi në gjendje t’i dalim në ballë dhe të sigurojmë territorin dhe hapësirën territoriale të Republikës së Kosovës”, thotë Shala.

Ndaj deklaratave ta Aleksandër Vuçq, ku Kosovën e vlerësoi si “konflikt të ngirë”, duke e krahasuar me konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit, kanë reaguar i gjithë spektri politik i Kosovës.

Madje pati reagime edhe nga personalitete të ndryshme ndërkombëtare, duke e vlerësuar si një vazhdimësi e politikave gjenocidale të kasapit të Ballkanit,  Slobodan Millosheviçit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.