Sfidat e zbatimit të Udhëzimit Administrativ në Procesin e Akreditimit të Programeve Bachelor Profesionale
Lexohet për: 3 min.
pamje-komisioni
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Arsim sot ka shqyrtuar raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2023. Njohja e diplomave apo nostrifikimi dhe zbatueshmëria e udhëzimit administrativ ishin dy temat kryesore për të cilat u diskutuan në këtë komision.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Hasnije Ilazi tha se prioritet kryesore gjatë vitit të kaluar kanë qenë krijimi i dokumentacionit që derivon nga ligji dhe organizmi i konferencës ndërkombëtare sa i përket cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon.

Si çështje të rëndësishme, Ilazi përmendi se pavarësisht nëse përfundimi do të jetë pozitiv apo negativ për vendimin nëse do të kthehen në ENQA, tregoi se këta të fundit kanë potencuar se është arritur progres i jashtëzakonshëm prej momentit të përjashtimit.

Anëtarja e komisionit për arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi parashtroi disa pyetje për kryetaren e KShC-së, sa i përket çështjes së njohjes së diplomave dhe mungesës së kompetencës formale për orientimin e programeve të studimit.

Përveç kësaj, Rexhepi pyeti rreth hartimit të rregullores për validim.

Lidhur me këto pyetje, Ilazi tha se gjithmonë është sfiduese detektimi se cilës fushë i përket dikush prej bartësve potencial të programeve.

Ajo tha se sa i përket programeve të cilat duhet të reflektojnë nevojat e shoqërisë dhe tregut nuk është  mundësia që të ndërhyjnë në lirinë akademike që e kanë institucionet e arsimit të lartë.

Ndërkaq, lidhur me validimin, Ialzi potencoi se është një prej pikave më të rëndësishme për ta, për çka tha se kanë përpiluar draftin e parë të rregullores, të cilin do ta trajtojnë në shtator të këtij viti.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit për Arsim, nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha përveç çështjes së njohjes së diplomave, ngriti si çështje ankesat për zbatueshmërinë e udhëzimit administrativ, që ka të bëjë me akreditimin e programeve bachelor profesionale.

Lidhur me këto, kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi tha se me të përfunduar udhëzimi administrativ paraprak, ende janë brenda një “vakumi ligjor”, pasi sipas saj udhëzuesi tjetër që mund ta rregulloj këtë çështje ende nuk është në fuqi.

Përveç kësaj, ajo tha se po punojnë sa i përket udhëzimit administrativ dhe se të mërkurën do ta dërgojnë  një draft në Ministrinë e Arsimit për nënshkrim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024